U hodhën poshtë listat e LPM-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) mbrëmë në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha listat e kandidtëve për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit të Lëvizjes popullore për Maqedoninë të Janko Baçevit për shkak të mungesave të shumta të cilat nuk ishin korrigjuar edhe krahas thënieve të Komisionit.

Në listat e kandidatëve të parashtruara për të gjitha shtatë njësitë zgjedhore të LPM-së ka pasur mospërputhje të nënshkrimeve të deklaratave me ato të dokumenteve personale, në disa lista në vend të 20 ka pasur 21 kandidatë, në vend që të bëhet korrigjim i asaj që ishte kërkuar nga KSHZ-ja, LPM ka futur kandidatë të rinj në listë, ndërsa janë futur edhe korrigjime të cilat KSHZ nuk i ka kërkuar.

Edhe partia e Jaçevit ka të drejtë në afat prej 24 orëve para Gjykatës kushtetuese ta ankimojë vendimin e KSHZ-së.

Dje komisioni gjatë shqyrtimit të sërishëm dhe konfirmimit të një sërë parregullsish dhe mospërputhjeve vendosi tërësisht t’i hedhë poshtë listat e LPM-së.

Qytetarët më 11 dhjetor do të zgjedhin në mesin e kandidatëve të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Koalicioni VMRO për Maqedoninë dhe Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” të cilin e përbëjnë Lëvizjen për reforma – PDSH, UNITETI dhe RDK, si dhe partitë BDI, PDSH, PPD, PL, E Majta dhe Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button