Arrestohet për ryshfet ministri rus

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Aleksei Ulukajev, është arrestuar në lidhje me dyshimet për ryshfet.

Organi kryesor i Rusisë anti-korrupsion, Komiteti Hetimor, tha se Ulukajev ka marrë një pagesë prej 2 milionë dollarëve.

Ai është zyrtari më i lartë rus i arrestuar, që nga përpjekja për grusht shtet në vitin 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik, transmeton KosovaPress.

“Ka të bëjë me lidhje për ryshfet nga përfaqësuesit Rosneft, shoqëruar nga kërcënimet”, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button