“Dramë” në Shkup, plagoset me 4 plumba një 46 vjeçar (FOTO)

Mbrëmë, përpara mesnatës, në udhëkryqin mes bulevardit “Partizanski Odredi” (në drejtim të Qendrës) dhe rrugës “Pariska” në Shkup, është përmbysur një veturë me targa të Shkupit i tipit “Golf 5” (ngjyrë metalike), nga i cili automjet është nxjerrë 46 vjeçari, Daniel Trajkovski, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili më pas është dërguar në Qendrën Urgjente në Klinikën për Anesteziologji, Reanimim dhe Shërim Urgjent në Shkup, njofton Portalb.

Sipas informatave, aksidenti ka ndodhur pasi që paraprakisht vetura është ndjekur me veturë tjetër nga persona të panjohur. Dëshmitarët okularë e kanë parë që në pompën e benzinës “Makpetrol” në Karposh 3 është gjuajtur me armë zjarri drejt veturës “Golf 5”, gjatë së cilës është plagosur Trajkovski dhe e ka humbur kontrollin e veturës. I Njëjti është aksidentuar duke e godit mbrojtjen prej betoni të rrugës  dhe është rrotulluar disa herë. Kryerësit e të shtënave me armë zjarri, tani për tani janë të panjohur dhe janë në ikje.

Motivet për sulmin ende janë të panjohur, por nuk mund të mënjanohet mundësia për ndonjë aksion hakmarrës, transmeton Portalb.

Daniel Trajkovski, edhe më parë ka paraqitur në MPB për tentim për sulm ndaj tij, ndërkaq gjatë paraqitjes së fundit vjet, ka dëshmuar se ka qenë i ndjekur nga një veturë e zezë “Pasat”, prej ku kanë dashur ta gjuajnë atë.

Sipas burimeve jo-zyrtare të “24Vestit” nga Spitali, i plagosuri Trajkovski, është gjuajtur me katër plumba – në shpretkë, gjoks dhe në qafë. Më shumë informata organet kompetente paralajmëron më vonë.

gjorc

147081

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button