Veteranët e UÇK?-së nuk do të marrin pjesë në festën e pavarësisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të marrrin pjesë në festën e pavarësisë.

“OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara”, thuhet në një komunikat të OVL të UÇK’së.

Ata janë mbledhur të premten dhe kanë marr edhe dërguar edhe një kërcënim në lidhje me mundësinë e hapjes së një tribunali të vecant ëpr krimetr e UÇK’së.

“Krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat ne nuk do të marim përgjegjësi”, thonë veteranët.

Lexojeni të plotë reagimin e veteranëve:

“Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së është takuar sot në Prishtinë dhe ka diskutuar çështjet në vijim: Raporti i Kryesisë për tubimet të cilat janë mbajtur me veteranët nëpër të gjitha komunat; ligji i veteranëve të luftës; verifikimi i veteranëve; draftstatuti i tribunalit për krimet e kryera në vitet 1998-2000 (që ka qarkulluar në media); dhe për shënimin e 17 shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këshilli Drejtues vendosi me sa vijon:

1.OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që sa më shpejt ta dërgojë për miratim në Kuvend projektligjin për veteranët e luftës së UÇK-së.

2. OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës . Çdo tribunal që do funksionojë jashtë gjyqësorit të Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe denigrues për Shtetin e Kosovës.

Duke pasur parasysh që ne kemi kërkuar vazhdimisht që të hiqet mandati ekzekutiv i EULEX-it sa i përket luftës së UÇK-së, krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat ne nuk do të marim përgjegjësi. Nëse ndonjë individ ka shkelur rregullat e luftës, atëherë me të duhet të merren gjykatat vendore.

3. OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara.

Prishtinë 14 shkurt 2014

Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së

Kryetari Muharrem Xhemajli”

Lajme të ngjashme

Back to top button