MPB, padi ndaj edukatoreve të çerdhes “Fidani” për dhunimin e fëmijës

Padi penale për tre edukatoret e çerdhes “Fidani” në Çair nën dyshimin për keqtrajtimin e fëmijës 2 vjeçar. Nga Ministria e Brendshme konfirmuan për ALSAT-M se kanë lëndën e kanë dërguar në Prokurori.

Paditë ndaj edukatoreve vijnë pas publikimit të rezultateve të ekspertizës ligjore. Astrit Iljazi më 3 nëntor denoncoi keqtrajtimin e fëmijës së tij në çerdhen “Fidani”. Në trupin e djalit të tij 2 vjeçar sipas xhirimeve të bëra nga vet ai vëreheshin shenja të rënda dhune.

Nga çerdhja “Fidani” fillimisht kishin hedh poshtë akuzat deri në publikimin e rezultateve nga ekspertiza mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button