Maqedoni, çmenduria njëdekadëshe arsimore i futi nxënësit në „dijazepam“

„Dituria është forcë, dituria është fuqi “, deviza e pushtetit aktual në politikën reformuese njëdekadëshe në arsim, në kuptimin tekstual u tregua vetëm si demonstrim i forcës dhe fuqisë. E shkeli autonominë e univerzitetit, qëlluan mbi studentët, arrestuan nëpër biblioteka gjatë natës së shurdhër, „futën“ filloristët në sedativë me stresin për shkak të testimit ekstern, arsimtarët i gjunjëzuan në gjunjë, duke u dhënë flamuj partiakë që ti valëvitin nëpër mitingje, kurse nxënësit u bënë komitete partiake.

Reformatorët e rilindjes e shkelën autonominë e univerzitetit, qëlluan mbi studentët, arrestuan nëpër biblioteka gjatë natës së shurdhër, futën filloristë në sedativë me stresin për shkak të testimit ekstern, i gjunjëzuan edhe arsimtarët në gjunjë…

Bombardimet se standardet botërore arsimore do të sundojnë në këtë sferë edhe te ne, vërtetë e sollën Kembrixhin, por me program të projektuar vetëm teoritikisht, kurse në praktikë është thuajse e papërdorshme. Shangaji, nga ana tjetër, është i paarritshëm për ne, me çka flet edhe fakti se asnjë nga univerzitetet tona nuk arriti të gjendet ndër 500 univerzitetet e listës prestigjioze të Shangajit.

Disperzimi i fakulteteve morri hov të pabesueshëm. Për momentin, në këtë shtet me rreth dy milionë banorë veprojnë 135 fakultete dhe 466 programe arsimore, dhe me univerzitetet e e planifikuara të reja, numri do të arrijë në 140 fakultete. Qeveria vendosi se janë të nevojshëm edhe dy univerzitete, „Nëna Terezë“ dhe „Damjan Gruev“.

Maqedonia asnjëherë nuk ka pasur aq shumë instant-magjistra, doktorë të shkencës, nga të cilët ata më me fat dhe më të shkathët shumë herët i mbushën valixhet me biletë në një drejtim, kurse ata që mbetën, ende ngelën në listën e Agjencisë për punësim.

Sipas statistikës më të re, në këtë institucion, në Maqedoni ka 14.135 persona të papunësuar me arsim të lartë. Nga to 33 janë doktorë shkencash, që deri më tash është numër rekord të papunësuarish me tituj të tillë, dhe këtu janë edhe 927 magjistra. Nga doktorët e shkencës më së shumti ka me doktorate nga shkenca e filozofisë, ekonomistë dhe juristë. Nga magjistrat më së shumti janë juristët dhe ekonomistët.

Kërkojmë arsim me kualitet të njejtë për të gjithë!

Trendi i rritjes së numrit të magjistrave edhe më tej është në rritje, vitin e kaluar kanë magjistruar 2.202 persona, kurse për krahasim, në vitin 2012 – 1.000 persona. Vitin e kaluar janë regjistruar 246 doktorë të ri të shkencave, kurse në vitin 2012 ky numër ishte 146.

Është e përgjithshme përshtypja se në vend shumë lehtë mund të arrihet deri te këto tituj. Nga Ministria e arsimit dhe shkencës që nga prilli i këtij viti bënë me dije se përbërja e re e Këshillit për akreditim dhe vlerësim do ta kontrollojë tërë procesin dhe kualitetin e studimeve për magjistër dhe doktor, si dhe hiperprodhimin e magjistrantëve dhe doktorantëve.

Pikërisht ky Këshill është gur i ri për të stërkëmbur, kurse përbërja e tij, ashtu si kompetencat e tij, shkaktuan reaksione të ashpra tek profesorët univerzitarë.

„Këshilli për akreditim e informon ministrin kompetent për punët e arsimit të lartë dhe Agjencinë për vlerësimin e akreditimeve të aprovuara dhe për çështje të tjera nga kompetenca e tyre “, thotë ligji.

– Vallë guxon një njeri të vendosë në instancë të fundit në lidhje me vendime të sjellura nga ana e Këshillit që numëron 15 anëtarë!? – pyet profesori i fakultetit juridik.

Në mënyrë enorme po rriten edhe rrogat e anëtarëve të Këshillit për akreditim dhe vlerësim në arsimin e lartë, kështu që rrogat e anëtarëve të Këshillit janë përcaktuar të jenë prej 3.000 deri 5.000 euro!

Në këtë organ kontroverz, siç e quajnë profesorët, sepse është e jozakonshme që njëkohësisht të kryejë akreditim dhe vlerësim të univerziteteve, anëtarët e emëruar nga Qeveria janë profesorë dhe ekspertë, të cilët në mënyrë të ashpër i mbrojnë politikat e pushtetit, kundrejt interesave të studentëve dhe profesorëve.

Kur pushteti është  fuqi, arsimi është pafuqi!

Për planifikim strategjik të reformave në arsim, Maqedonia nuk gjeti kohë, vullnet, njohuri. Raporti i bankës botërore i viti 2015 bën me dije se arsimi në vendin tonë po përkeqësohet edhe kundrejt vëllimit të mjeteve që shpenzohen për të. Në vitin 2013 ne jemi në vendin e parë në regjion për nga investimet në arsim, kurse kemi rezultate që janë nën mesataren në regjion.

Sipas hulumtimit të MOF, 76 përqind e nxënësve të shkollave të mesme nuk mendojnë se reformat po prodhojnë arsim kualitativ. Gjysma e të anketuarve mendojnë se arsimi nuk po prodhon njerëz aktivë të aftë për mendim kritik, kurse përmbajtjet e librave i vlerësojnë si fren për prodhimin e qytetarisë aktive.

– Ne jemi gjenerata që përjetoi ekzod për shkak të pushtetit tonë. Ky pushtet në mënyrë këmbëngulëse nuk na jep mundësi dhe na injoron. Ky pushtet e shkatërroi arsimin dhe në vend të parë e vendosi partinë.

Sa për rikujtim, kjo është porosia e anëtares së Plenumit studentor, iniciativë që mobilizoi mijëra studentë në betejë kundër, siç thojnë, , „reformave të këqija arsimore “.

Shpresa e Plenumit studentor u ndjek edhe nga një energji e re, e cila i vëri në lëvizje edhe nxënësit e shkollave të mesme, arsimtarët, profesorët, prindërit… Të gjithë së bashku, mijëra në numër, e ngritën zërin e tyre si britmë dëshpëruese që të mos lejohet arsimi, dhe të gjithë bartësit në të, të bien në hendekun e thellë, nga i cili nuk ka kthim.

Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2014 ndodhën tre protesta masovike studentore kundër paralajmërimit për futjen e testimit ekstern nëpër univerzitete. Protestat që nxjerrën më shumë se 10.000 studentë nëpër rrugët jo vetëm të Shkupit, në shkurt vitin e kaluar u përcollën edhe me „okupimin“ e UKIM nga ana e Plenumit studentor dhe shpalljen e zonës autonome të Univerzitetit. Jo vetëm që nuk u arrit qëllimi dhe masa e futjes së testimit ekstern nuk u realizua, këto ngjarje kishin jehonë të thellë gjatë vitit 2015, kur pas shembullit të formimit të Plenumit studentor u formuan edhe Plenumi i profesorëve, i nxënësve të shkollave të mesme, arsimtarëve dhe Plenumi qytetar.

Plenumi i profesorëve dërgoi shkresë deri te Tibor Navraçiç, komisari evropian për arsim, kulturë, shumëgjuhësi, të rinjë dhe sport, deri te Johanes Han, komisar evropian për zgjerim, dhe deri te Aivo Orav, shefi i atëhershëm i delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë.

Në shkresën njohtohej për jotransparencën dhe aprovimin jodemokratik të prpozim ligjeve nga sfera e arsimit, pa u përfshirë paraprakisht komuniteti i gjerë akademik, dhe as së paku, të realizohet devat përkatës publik.

Dëshirojmë arsim kualitativ dhe në dispozicion

Deri në çfarë derexhe ka radhur gjendja në arsimin e lartë, vetëm një vit e gjysëm më vonë u bë e qartë me shembullin e zgjedhjeve për lider të ri studentor në univerzitetin e Shkupit, që u mbajtën në fund të qershorit, kur fakultetet ishin të zbrazura. Studentët e plenumit e bojkotuan procesin, me arsyetimin se procedura ishte jotransparente dhe jolegale sepse udhëheqësia e deritanishme po zbaton zgjedhje me mandat të skaduar. Në disa fakultete votimi kryhej pa paravane, pa vula dhe pa lista zgjedhore, kurse studentët ishin dëshmitarë të shumë parregullsive dhe intervenimin e EBR-së në kampusin e UKIM-it.

Nga Plenumi studentor natën pas zgjedhjeve më 30 qershor publikuan se janë vjedhur 4 kuti votimi, të cilat pastaj janë dërguar në zyrat e SPUKM-së. Kinse, „operacioni“ u realizua me ndihmën e policisë speciale.

Pasiqë nga SPUKM me forcë i vodhën kutitë e votimit dhe nga UKIM i dërguan në zyrat e tyre, studentë dhe përfaqësues të Plenumit studentor hynë në zyre dhe kërkuan nga Parlamenti studentor tu shpjegojë pse me forcë kutitë e votimit u dërguan nga UKIM, edhe pse sipas Statutit, votat duhen të numërohen në vendvotim.

Nga plenumi thirrën edhe policinë në SPUKM për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe dhunës nga ana e përfaqësuesve të parlamentit. Studentët kërkuan edhe mbledhje të jashtëzakonshme të Senatit lidhur me, siç i quanin, zgjedhjet skandaloze për kryetar të SPUKM dhe ishin njëzëri në vlerësimin se zgjedhjet studentore janë turp univerzitar! Kërkesa e tyre nuk u pranua.

Arsimi fillor dhe i mesëm dhe nxënësit konfuzë dhe të traumatizuar, nga ana tjetër, janë përrallë në vete. Ata janë të rënduar me reforma dhe programe jothelbësore, kurse kulmi këtyre reformave është pikërisht testimi ekstern, viktimë i së cilëas janë rreth 170.000 nxënës.

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme, pas bojkotimit pesëjavor të mësimit, i cili filloi në prill të vitit 2015, më 27 prill vendosi tendë para Ministrisë së arsimit. Para se të sjellin vendim për ndërprerjen e tendës për shkak të sjelljes injoruese të institucioneve, nxënësit e shkollave të mesme kaluan tre javë n[n qiellin e hapur dhe mblodhën rreth 15.000 nënshkrime të qytetarëve në shenjë mbështetje.

Por, çdo vit pyetjet dhe testet po i tejkalojnë të mëparshmet për nga absurditeti, kurse pushteti me këmbëngulje është kapur për këtë koncept të tij nebuloz, i cili, edhe pas pesë viteve nga futja në përdorim, nuk ka asnjë analizë relevante arsimore, se çka përfituan nxënësit dhe dhe arsimi në tërësi.

Por, për këtë ka analiza brengosëse psikologjike – stres, shqetësim, agresivitet, deri në depresion!

Burimi: Ne vendosim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button