Edhe një tërmet i fuqishëm në Ishullin Jugor të Zelandës së Re

Tërmet i ri i fuqishëm me magnitudë prej 6,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot e goditi Ishullin Jugor të Zelandës ës Re.

Tronditja ka qenë në orën 13:45 sipas kohës lokale me epiqendër në thellësi prej 10 km, në rreth 120 km në verilindje të  Krajstçerç.

Tërmeti është regjistruar 12 orë pas tronditjes prej 7,4 ballësh sipas Rihterit në të cilin humbën jetën dy persona dhe ishte goditur rajoni 90 km nga qyteti Krajstçerç.

Krajstçerç është qyteti më i madh në Ishulli Jugor të Zelandë së Re. Ky qytet u godit nga tërmeti edhe në shkurt të vitit 2011 ku humbën jetën 185 persona dhe u shkaktua dëm i madh material.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button