Një polic është sulmuar gjatë kontrollit të një automjeti të parkuar në mënyrë të kundërligjshme

Një nëpunës policor është sulmuar në rrugën “Marshall Tito” në Strugë nga ana e 45 vjeçarit A.N. nga fshati Veleshtë i Strugës.

Siç informoi sot policia, dje rreth orës 18:20 minuta, një nëpunës policor, i cili ka qenë së bashku me një praktikant policor kanë hasur një automjet të parkuar në mënyrë të kundërligjshme “golf 6” me targa të Strugës. Kur nëpunësi policor e ka informuar se është parkuar në mënyrë të kundërligjshme, A.N. me fjalë fyese dhe kërcënuese i është drejtuar nëpunësit policor dhe fizikisht e ka sulmuar. Me intervenim të shpejtë të nëpunësve policorë, A.N. është mposhtur dhe është arrestuar në stacioni policor në Strugë.

Gjatë sulmit, nëpunësi policor ka marrë lëndime të lehta trupore.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button