283 ankesa për testimin ekstern, pranohen 130

Deri te Qendra Shtetërore për Testim (QSHT)  janë parashtruar 283 ankesa për rezultatet nga testimi ekstern i maturantëve,  për të cilat afati për parashtrim përfundoi dje. Ata deri te QSHT janë procesuar nga komisionet  shkollore.

-Në bazë të raportit që e mora sot nga Qendra shtetërore për testim, 130 ankesa janë pranuar, 133 janë refuzuar, ndërsa për 20 të tjerat do të vendoset pas raportit të Inspektoratit Shtetëror Arsimor. Është shumë e vogël përqindja e ankesave të parashtrua  që është edhe një dhëshmi dhe vërtetim se testimi ekstern këtë herë kaloi pa probleme dhe vërejtje, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski pas vizitës së SHF “Gjorçe Petrov” në Shkup.

Ankesat e pranuara janë nga dy shkolla në Kumanovë dhe Gostivar prej ku edhe janë pritur ankesa për shkak lëshimeve në verifikimin e orarit të parë nga të dy testimet.

-Është bërë lëshim lidhur me gjuhën në të cilën nxënësit e ndjekin mësimin dhe atyre nxënësve u janë pranuar ankesat, sqaroi ministri Ristovski.

Sivjet testimi ekstern pati për 21.854 maturantë. Nota mesatare  e testimit të maturantëve prej 96 shkollave të mesme në Maqedoni është 3.39. Rezultatet  më të mira kanë arritur maturantët nga gjimnazi “Rade Jovçevski-Korçogain”- Shkup, ndërsa vijon “Josip Broz-Tito” – Manastir, shkolla e artit “Lauar Liçenovski”- Shkup, “Orce Nikollov”- Shkup dhe “Goce Dlellçev- Kumanovë në vendin e pestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button