Partitë ende nuk kanë hapur shtabet zgjedhore

Në lokalet ku më herët janë vendosur shtabet partiake deri më tani nuk ka as aktivitete dhe as shënime nga partitë e vendit.

Partitë sigurisht presin të shohin nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare përveç atyre presidenciale që më është vendosur të mbahen. 

Në qendrën e Shkupit dhe në lagjen e Kisella Vodës deri më tani nuk ka hapje masive të shtabeve partiake ku edhe kryhen propagandat zgjedhore lokale. 

Pronarët e lokaleve nuk janë të sigurt nëse do ti japin këto hapsira me qira.

“Lokali është me hapësirë prej 30 metrave katror dhe e jap me qira për 100 euro në muaj. Nuk e di nëse do tija jap ndonjë partie nëse e kërkon. Kam frik që mos ta thyejnë kundërshtarët sepse ju e dini që ndodh që të thyejnë shtabet e njëra tjetrës”, thotë një pronarë i lokalit.

Një pronar i një lokali tjetër ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta jap me qira lokalin pasi që periudha është shumë e shkurtër dhe nuk ka llogari.

Lajme të ngjashme

Back to top button