Tekst i huazuar me titull të gabuar dhe vullgar

[Recension: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë]

Është bërë një tentim i denjë për të raportuar për një temë që ka të bëjë me qytetin (edhe pse, në fakt, bëhet fjalë për теkst të huazuar nga një medie tjetër), mirëpo titulli e diskrediton tentimin e këtillë me shprehje të kontribuojnë për diskreditim personal, duke e përforcuar dyshimin për anshmëri politike.

dokazm-mk-arsencho-e-tezhok-lazhgo-i-lopov-bez-karakter-nishto-od-najavata-za-zatvoren-bazen-vo-kriva-palankaLinku deri te artikulli origjinal: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë

Data dhe koha e publikimit: 10.11.2016

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

Përdorimi i termeve si “gënjeshtar” zakonisht evitohet në shkrimet profesionale gazetareske, për shkak se tregon mosrespektim të kulturës së të shprehurit. N rastet e rralla kur shkruhet për “mashtrime”, nevojiten dëshmi konkrete dhe të pakontestueshme për pohimin e këtillë, që është shënuar në titull së bashku me ofendime plotësuese si “hajdut i madh pa karakter”. Vetë titulli është tendencioz, pa marrë parasysh se për dikë mund të jetë adekuat për tekstin, dhe hap shumë çështje për të cilat nuk është dhënë përgjigje.

Nën titullin pason një tekst i huazuar, siç thamë edhe më lartë, mirëpo ajo që është më me rëndësi është se titulli qartazi ka për qëllim diskreditimin personal dhe në kombinim me tekstin jo të plotë, krijon dyshime për anshmëri politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button