Gaboi rëndë me Shqipërinë, ja çfarë i ka ndodhur pas ndeshjes gjyqtarit (FOTO)

Tifozët shqiptarë nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen 0-3 në shtëpi përballë Izraelit, dhe për ta fajtori kryesor është padyshim arbitri gjerman, Deniz Ajtekin.

Menjëherë pas ndeshjes një dyndje komentesh ofenduese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.
2

Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.
3
Për më tepër, një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani.
lks

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button