Përmbytjet, Basha: Rama harxhon miliona për mobilime zyrash, infrastrukturën e ka lënë pas dore

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve që ndodhën pas reshjeve të ditëve të fundit në Shqipëri.
Basha ka akuzuar, kreun e qeverisë se ka harxhuar miliona dollar për zyrat dhe e tij, ndërsa ka lënë pas dore infrastrukturën e qyteteve të vendit.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se prioritet i vetëm i Ramës janë fasadat.

Statusi i Bashës:

Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga Edi Rama.

Moti i keq i ditëve të fundit nxorri në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrasrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë.

Pak ditë rreshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji.

Por kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. Shqiperia me mire pa Edi Ramen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button