Swoboda: Pushtetarët e Maqedonisë jetojnë shumë mirë

Kryetari i grupit të social demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda gjatë një debati në Shkup ku i pranishëm ishte dhe raportuesi në PE për Maqedoninë, Richard Howitt dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, tha se qeveritarët duhet ta plotësojnë atë që e kanë premtuar.

“Disa në këtë shtet nuk janë në këtë dhomë sepse ata nuk janë miqtë e tonë politik. Ata duket që jetojnë shumë mirë në këtë situatë ashtu siç është. Kjo është e papranueshme. Fjalët duhet të ndiqen nga veprat. Një gjë është të ndërtoni një statujë pastaj një tjetër, ndërkaq diçka tjetër është të bëni reformat e duhura në gjykata, për lirinë e mediave, dhe të respektohet rezultatet e zgjedhjeve jo vetëm në nivel kombëtar por edhe lokal.” tha Swododa.

“Shpresoj se vizita e ministrit të jashtëm grek Venizelos është hap përpara. Shpresoj se do të merrni hapa konkrete me qëllim që qeveria në shtet dhe Presidenca greke të gjejnë kompromis dhe të fillojnë negociatat. Ne kemi nevojë për Maqedoninë në Bashkimin Evropian, dhe duam që Maqedonia e cila ka pritur shumë të fillojë përfundimisht negociatat” tha ai.

Lexo çfarë tha Howitt në këtë debat: Nuk e mbështesin bojkotin e zgjedhjeve.

Lexo çfarë tha Zaev në këtë debat: Zaev: Maqedonia një shoqëri e ndarë ku libreza partiake dikton gjithçka

Lajme të ngjashme

Back to top button