Howitt: Nuk e mbështesim bojkotin e zgjedhjeve

Raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian tha sot se ky institucion është kundër bojkotit të zgjedhjeve, duke menduar për bojkotin e paralajmëruar nga faktori politik shqiptar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. 

“Parlamenti Evropian dhe grupi ynë në Parlamentin Evropian asnjëherë nuk mbështet bojkot të zgjedhjeve. Pjesëmarrja absolutisht është kyçe këtë e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi. Mund të mos pajtohemi me gjëra ta caktuara por këtë duhet ta shprehni në kuadër të procesit dhe procedurave parlamentare pavarësisht sa të mëdha mund të jenë sfidat.

Na pyesin se çfarë mendojmë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale varësisht nga  kandidatëve që do zgjidhen. Unë nuk mund të ju them partive publikisht se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo sepse jam i sigurt se kjo do të përdoret nga politika e brendshme ndërkaq ky nuk është pozicioni që dëshiron ta merr as Parlamenti apo Bashkimit Evropian

Por kur themi se ne dëshirojmë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje  shpresoj se kjo porosi dëgjohet seriozisht” tha sot Howitt.

Lajme të ngjashme

Back to top button