Ali Ahmeti: LSDM nuk ka të drejtë ti merr votat shqiptare!

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë,  ka folur për emrat e bartësve të listave dhe kandidatëve për deputetë të BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, LSDM-në si dhe Prokurorinë Speciale të Maqedonisë.

“Ky është vullneti i shumicës, anëtarësisë së BDI-së. BDI si parti funksionin si lëvizje demokratike ku respektohet vullneti i shumicës, ku respektohet vullneti i ndryshimeve. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të ketë persona të rinj dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pra, gjithçka bëhet më mirëkuptim, vendoset me dialog, kompromis dhe pretendime që të gjendet zgjidhje më e mirë. Por në BDI rëndë vendoset për ndarjen e njerëzve, pasi bëhet fjalë për persona që kanë kontribuuar shumë, kanë aftësi të veçanta për menaxhim në vende udhëheqëse, por në fund bëhet fjalë për vullnetin e shumicës”, shprehet Ahmeti në lidhje me emrat e bartësve të listave dhe kandidatëve për deputetë të BDI-së

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni me Marrëveshjen së Ohrit fituan lirinë, por tani një nga prioritetet e BDI-së është që kjo liri të materializohet dhe me barazinë, pasi me mospasjen e barazisë edhe liria nuk mund të jetë e plotë.

“Lirinë për të cilën shpresojnë qytetarët, lirinë dhe barazinë”, ka thënë Ahmeti për REL.

“Në kontinuitet punohej për barazi, por kishim çështje shumë me rëndësi që duhej të mbylleshin dhe të cilat dalin nga MO-ja, duke filluar nga liria nacionale që u mungonte shqiptarëve, deri në pjesëmarrjen e barabartë të shqiptarëve në institucione, por në pjesën ekonomike nevojitet më shumë kohë dhe që investimet të jenë të barabarta”, ka thënë Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.

Ahmeti, është pyetur rreth punës së Prokurorisë Speciale në Maqedoni, dhe është përgjigjur se akoma nuk ka ndonjë vlerësim për punën e këtij institucioni.

“Ka shumë qendra që punojnë për pengimin e Maqedonisë të integrohet në NATO dhe BE. Sa i përket PSP-së nuk kam ndonjë vlerësim për punën e saj”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se ai nuk frigohet nga LSDM-ja dhe partitë e reja shqiptare, pasi shqiptarët dinë se për kë do të votojnë.

“Do të thotë, BDI asesi nuk është e brengosur. Tani kemi shumë punë në drejtim të barazisë mes dy bashkësive më të mëdha etnike. Ne nuk mund të hyjmë në vullnetin e qytetatëve. Nuk mund të kontrollojmë qytetarët sesi do të votojnë dhe për kë do votojnë. Mund të ketë shqiptar që do të votojë parti maqedonase dhe poashtu të ketë maqedonas që do votojnë për parti politike shqiptare. Asnjë palë nga ne nuk mund të dijë si voton. Neve na votojnë qytetarët e Maqedonisë dhe në vota nuk shkruan nëse është maqedonas, shqiptar apo turk, rom…” shprehet Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button