Sot mbahet raundi i dytë për zgjedhjet presidenciale në Bullgari, ja cilat janë gjasat

Qytetarët me të drejtë vote në Bullgari sot votojnë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në Bullgari, ku për herë të parë votimi është i detyrueshëm, 6.834.278 votues të regjistruar do të mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve në 12.418 qendra brenda vendit dhe në 325 qendra në 71 vende të tjera. Në Turqi gjenden 35 qendra për këto zgjedhje.

Kandidati i partisë kryesore opozitare, Partisë Socialiste Bullgare, ish-komandanti i forcave ajrore, Rumen Radev, në raundin e parë kishte marrë 25,44 për qind të votave, ndërsa kandidatja e partisë Shtetasit për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), Tsetska Tsacheva, e cila njëherit është edhe kryetare e Kuvendit, kishte marrë 21.96 për qind të votave,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bullgarisë bëri të ditur se procesi zgjedhor ka filluar normal dhe se votimet do të përfundojnë në orën 20.00 sipas kohës lokale. Votuesit përveç se emrat të dy kandidatëve kanë mundësi që të shënojnë alternativën “nuk e mbështes askënd”.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, kishte deklaruar se nëse kandidatja e GERB-it, Tsetska Tsacheva fiton zgjedhjet qeveria do të dorëhiqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button