Berisha uron Shën Valentinin me trëndafila blu

Ish-kryeministri Sali Berisha uron festën e të dashuruarve me një buqetë me trëndafila blu. Në fakt urimi nuk ishte për bashkëshorten e tij Lirinë, ta sqarojmë këtë pjesë.

Urimi u drejtohet miqve të Facebook me të cilët Berisha ndan gjithmonë ndonjë përjetim të pazakontë, ide politike e jo vetëm, madje dhe akuzat për opozitën.

“Të dashur miq, Gëzuar ‘Shën Valentinin’, ditën e dashurisë së përjetshme që buron nga zemrat tona dhe krijon virtytet që e bëjnë njeriun, njeri! Sb”, shkruan Berisha duke postuar një foto me trëndafila që doemos kanë ngjyrën blu, si simboli i ngjyrës që karakterizon Partinë Demokratike./bw

Lajme të ngjashme

Back to top button