Borxh të dashurës, e fut në pusetë me dhunë (Video)

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga “Daily Mail”, ku tregohet një djalë, i cili e hedh me dhunë të dashurën e tij në një pusetë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Haiku të Kinës, ku vajza mbeti e bllokuar për rreth 60 orë dhe askush nuk ka mundur të dëgjojë të bërtiturat dhe të qarat e saj.

Ngjarja ka ndodhur në 12 dhjetor dhe është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë. Fillimisht tregohet një grua, e cila vendos një karton mbi një pusetë të hapur dhe më pas tregohet një çift, i cili ishte duke nxituar. Dhe në momentin që ata arrijnë afër pusetës së improvizuar, djali e shtyn vajzën të kalojë mbi pusetë dhe më pas e fut me dhunë brenda saj.

Ai më pas merr kapakun e pusetës dhe ia vendos sipër duke e mbyllur. Mësohet se vajza ishte përpjekur të krijonte një shkallë të improvizuar me rrobat e trupit, ku kishte arritur të ngjitej afër kapakut.

Por, pavarësisht se ajo kishte mundur të ngjitej nuk mund ta hapte kapakun e pusetës, pasi ishte e pafuqishme. Por, kanë qenë kalimtarët që kanë dëgjuar zhurmën brenda pusetës dhe e kanë hapur atë, duke e shpëtuar vajzën.

Vajza tregon tmerrin që kaloi për 60 orë në ujë dhe në errësirë. Ajo u nxor vetëm me të brendshme, e zbehtë në fytyrë dhe e pafuqishme.

Mësohet se shkak për këtë tentativë vrasje ka qenë borxhi prej 16,500 dollarë që i kishte i dashuri i saj, i quajtur Guo. Mësohet se ai është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button