Ndihma në zonat e përmbytura Tahiri: Solidaritet i gjithë shoqërisë

Strukturat e Emergjencave Civile dhe të Rezervave të Shtetit kanë shpërndarë sot ndihma ushqimore dhe batanije, për zonan e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Njësinë Administrative 11 të Tiranës.

I shoqëruar nga deputeti i zonës Rapik Suli, Prefekti Sadi Vorpsi, drejtues lokalë dhe të Emergjencave Civile, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri apeloi për solidaritet të gjithë shoqërisë.

Prononcimi për mediat i ministrit Tahiri:

Jam këtu me Prefektin, me punonjësit e Policisë dhe mbi të gjitha me studentët e Akademisë, me deputetin, Administratorin, drejtorin e shkollës, me përfaqësues të Rezervave të Shtetit dhe Emergjencave Civile. Kjo për shkak se zona ku jemi është një zonë që në mënyrë ciklike përmbytet. Dhe ndërkohë na duhet të marrim masa emergjente për të garantuar që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen.

Pra duke zhvilluar një program të tërë nga njëra anë jemi për analizimin e situatës dhe shkaqeve pse përmbytet kjo zonë, dhe nga ana tjetër për të marrë masa që kjo të mos ndodhë në të ardhmen. Kjo është një pjesë e punës sonë.

Pjesa tjetër ka të bëjë pa asnjë diskutim me ndihmën që u japim banorëve të cilët deri para pak ditësh ishin me prani të ujit në shtëpitë e tyre. Ka shumë rëndësi solidariteti i njerëzve, solidariteti mes nesh, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Është e disata herë që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që janë gjendur në vështirësi për shkak të kushteve atmosferike dhe veçanërisht përmbytjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button