Pançevski: Do të mbetem i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm

Vlladimir Pançevski ka dhënë një deklaratë për media sot, pas akuzave dhe padive me gjykatësin Ivan Xholev, duke thënë se padia të cilën e kanë ngritur ndaj tij vetëm se i plotëson mesazhet që i dërgoi Pribe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në media, të cilat dihet qartë se kush i inicon, njoftoj publikun se duke i respektuar ligjet e Maqedonisë, kam dhënë deklaratë në lidhje me akuzat e kolegut Xholev, të cilat i kam hudhur poshtë si të pabaza”, deklaroi Pançevski.

Ai gjithashtu theksoi se do të vazhdojë të mbetet ashtu siç ka qenë deri tani, i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button