Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re e Maqedonisë që ta mbajë rekomandimin për anëtarësim në BE? (VIDEO)

Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re e Maqedonisë që ta mbajë rekomandimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)? Cilat janë reformat urgjente të cilat dalin nga raporti i fundit i Komisionit Evropian? Si të reformohet Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK)? Çfarë reforma duhen në gjyqësi? Si duhet të bëhet financimi i partive politike? Këto dhe përgjigje tjera mund t’i gjeni më poshtë në lidhje me pikat kryesore të cilat dalin si obligime nga raporti i fundit i KE-së për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Reforma në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim

  • DSK nuk duhet të ketë qasje të drejtëpërdrejtë deri te pajisja
  • DSK nuk duhet të përgjojë për qëllime politike ose për qëllime tjera

Hetim për përgjimet

  • Hetime serioze për keqpërdorime
  • Të merren të dhënat nga arkivi i DSK-së dhe operatorët e telekomunikacionit dhe të njëjtat të krahasohen me urdhrat gjyqësor.
  • Të kthehen të dhënat e fshira

Parlamenti

  • Në punën e Komisioneve Kuvendore për Siguri dhe Kundërzbulim, të marrin pjesë të gjitha partitë politike
  • Ceritifikati i sigurisë nuk guxon të jetë arsye për anulim të seancës

Gjyqësori

  • Emërimi dhe gradimi në gjyqësi të bëhet me kritere transparente dhe objektive.
  • Në Këshillin Gjyqësor të jenë vetëm më të profesionalizuarit dhe ato më me përvojë.

Zgjedhjet

  • Financimi i partive të bëhet sipsa ligjit
  • Komisioni për Antikorrupsion të ketë afat për hetim të keqpërdorimeve të resurseve shtetërore gjatë kohës së fushatës

MEDIAT

  • Mediat të zbulojnë keqpërdorime të pushtetit dhe fuqisë
  • Pronarët e medieve të jenë publik, ndërkaq financat të mos jenë të fshehta
  • Mediat t’u shërbejnë qytetarëve, jo politikanëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button