Zaev: Maqedonia një shoqëri e ndarë ku libreza partiake dikton gjithçka

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, vlerëson se Maqedonia është shndërruar në një shoqëri të ndarë ku libreza partiake dikton gjithçka.

“LSDM-ja, jo vetëm që kërkon të ndryshohet ambienti I këtillë, por edhe në mënyrë të argumentuar dhe të dokumentuar ka zbuluar format e qeverisjes aktuale duke e nxjerrë në sipërfaqe edhe për opinionin e gjerë”, thotë Zoran Zaev

Duke folur për demokracinë, sundimin e drejtësisë deh lirin e mediave, Zaev konstaton kthim mbrapa në këto sfera të cilët u vlerësuan shumë dobët edhe nga institucionet përkatëse ndërkombëtare.

“Për fat të keq edhe pse vendi jonë ishte udhëheqëse në reforma pikërisht në këto fusha, sot të gjithë e dimë se kjo nuk është ashtu”, tha Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button