Venat varikoze të gjymtyrëve të poshtme, shenjat klinike dhe komplikacionet

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz, transmeton shendeti.com.al.

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.

Kjo shpjegon rolin e substancave antioksiduese, si flavonoidet dhe vitaminat E dhe  C në përmirësimin e klinikës së kësaj sëmundje.

Shenjat klinike të venave varikoze

Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës premenstruale tek gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruarje mbi zonën e varikozuar etj.

Komplikacionet

Ndër komplikacionet më të shpeshta është tromboflebiti i venave varikoze. Ky është një inflamacion që manifestohet me skuqje, dhimbje, fortësim i variçeve dhe temperature lokale. Shpesh ky komplikacion kalon pa probleme sigurisht duke u mjekuar dhe ndjekur nga mjeku.

Tek persona të veçantë që kanë të modifikuar faktorët e koagulimit, tromboflebiti mund të kalojë në venat e thella, sëmundje kjo serioze që duhet të trajtohet nga mjekët specialistë për një periudhë të gjatë.

Komplikacione të lehta janë: ruptura e venave ose hemorragjia nga bulat varikoze. Këto janë alarmante për të sëmurin, por mjekohen me lehtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button