Një student kolegji fiton 6.500 çokollata pas vjedhjes

Studenti i Universitetit të Kansasit, Hunter Jobbins, tregon për mediat, se e kishte lënë makinën hapur me një Kit Kat në mbajtësen e filxhanit para se të regjistrohej në konvikt. Kur u kthye, vendi i çokollatës ishte zëvendësuar me një shënim. Hajduti kishte shkruar: “I kam shumë qejf Kit Kats, kontrollova derën dhe ishte e hapur. Nuk mora asgjë tjetër veç Kit Kat. Më fal, por jam i uritur.”

Foton, bashkë me shënimin Jobbins, e postoi në profilin e tij në Twitter dhe pas këtij postimi u bë virale. Hershey (The Hershey Company, kompania e prodhimit të Kit Kat), u përgjigj duke dërguar një përfaqësues në kampusin universitar së bashku me 6 500 çokollata Kit Kat.

Pasi e pa makinën të mbushur plot me çokollata, Jobbins i shpërndau ato në të gjithë kampusin universitar javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button