Kendall Jenner dhe Bella Hadid në stadium, askush nuk mund të përziente kaq stile në veshje

Të martën, Kendall Jenner dhe Bella Hadid kishin shkuar për të ndjekur një ndeshje të Laker-save në Staples Center në Los Angeles, sigurisht në radhë të parë. Dhe meqë ishin në stadium, kishin vendosur t’i jepnin veshjes ca elementë sportivë, por pa harruar mikeshat më të mira të modeleve, këpucët me taka. Si rezultat, veshja e tyre ishte një miksim i shumë stileve në një, shkruan RevistaClass.

Supermodelet kishin kombinuar Guçi, Yeezy, korse dhe Snoop Dogg.

Jenner, kishte veshur një xhaketë sportive të fryrë me dy nuanca ulliri, një bluzë të shkurtër gri, xhinse të shkurtra, një çantë me rrip Gucci dhe çizme Yeezy. Për aksesor kishte zgjedhur një varëse të madhe që dilte edhe poshtë bluzës së saj.

Hadid, në anën tjetër, nuk qëndroi larg stilit të saj sexy& sporty. Ajo kishte veshur një pulovër Snoop Dogg të kombinuar siç nuk kishim parë kurrë me një korse përsipër dhe pantallona të shkurtra të zeza, një çantë bezhë Chanel dhe këpucë me taka Louboutin.

Ato shpesh dukeshin të ngjashme, sidomos nga kapja e flokëve lart kokës.

Mos u shqetësoni, sigurisht që ato u sollën si tifoze, brohoritën për ndeshjen dhe konsumuan ushqime stadiumi.

Jenner duket sikur i ka vënë qëllim vetes të mësojë modelet të ndjekin ndeshjet e Laker-save. Muajin e kaluar bashkë me Karlie Kloss prenotuan vendet e para kur skuadra luante me Houston Rockets.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button