Ademi: Raporti i KE-së i pritur, real dhe konkret

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Arbër Ademi sot deklaroi se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është pritur, është real dhe korrekt.

“Atë që e presim atë edhe e marrim. Besova se Republika e Maqedonisë do të marrë raport real, korrekt dhe objektiv ku do të vlerësohet edhe përparimi”, deklaroi Ademi, i cili sot mori pjesë në konferencën për ndikimin e integrimeve euroatlantike ndaj marrëdhënieve ndëretnike.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane theksoi se Raporti përmban edhe rekomandime veçanërisht për sferat të cilat janë të përfshira për prioritetet urgjente reformuese.

“Rekomandimet, konstatimet natyrisht se janë të rëndësishme për ne. Sekretariati për Çështje Evropiane ka përgatitur analizë e cila është dërguar deri te të gjitha institucionet, ndërsa do të shqyrtohet edhe nga ana e Qeverisë”, tha Ademi.

Ajo që është hap pozitiv, sipas tij, është se Maqedonia ka marrë rekomandim duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat me të cilat përballet vendi.

“Ky rekomandim është konfirmim për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Fokusi ynë siç thamë edhe paraprakisht është që ta respektojmë Marrëveshjen e Përzhinës, plotësimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe të gjitha obligimet e tjera të cilat rrjedhin nga ai. Kjo është mënyra e vetme që të afrohemi ndaj anëtarësimit tonë në BE”, konsideron zëvendëskryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button