Prokuroria e Shkupit ka ngritur procedurë kundër dy adoleshentëve

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur procedurë kundër dy fëmijëve 14 vjeçar më 6 nëntor në orën 01.00 pas mesnate, në rr. Bitpazarska, në afërsi të kafenesë “Stop” pas grindjes verbale, lëndime të rënda trupore i shkaktuan K.S. 18 vjeçar.

Siç kumtoi sot  Prokuroria, fëmijët me paramendim e kanë sulmuar të dëmtuarin, e kanë goditur me grushte në pjesën e kokës dhe gjoks, nga të cilat goditje personi i dëmtuar ka rënë në tokë, duke marrë lëndim të rëndë trupor të theksuar në lloj të kontuzionit në kokë me lëndime në tru, gjakderdhje dhe me mbushjen e mushkërive me lëng. Nga lëndimet e shkaktuara jetën e ka në rrezik.

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria e Shkupit ka dorëzuar Kërkesë për ngritjen e procedurës përgatitore kundër fëmijëve në përplasje me ligjin nga 14 deri në 16 vjet nga Gjykatësi për fëmijë pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se kanë bërë veprim që me ligj është paraparë si vepër penale – Lëndim të rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal.

Prokurori publik për shkak të seriozitetit të veprës së bërë penale, ka dorëzuar deri te gjykata Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për fëmijët në përplasje me ligjin. Gjykata, duke e zgjidhur propozimin, nuk e ka pranuar, por ka shqiptuar masa të kujdesit edhe atë, marrje të pasaportave të dy fëmijëve dhe obligim të mos e braktisin vendin e banimit.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, siç shtohet në kumtesë, intensivisht do të vazhdojë me marrjen e veprimeve në drejtim të zbardhjes së rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button