Fotografia nga “Facebook”-u keqpërdoret për njollosje

[Recension: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO)]

Tekst tendencioz dhe komentues që ka për qëllim ta diskreditojë zëvendës-ministrin për bujqësi nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski, që publiku të krijojë qëndrim negativ ndaj tij. Ky është një nga artikujt që publikohen në mediet që e mbështesin partinë në pushtet, në të cilat realiohet fushatë negative për listat me kandidatët për deputetë të LSDM-së (të propozuara në kongresin partiak që u mbajt më 6 nëntor të vitit 2016), veçanërisht për bartësit e listave.

namesto-na-teren-nikolovski-od-sdsm-tera-kampanja-po-kafeani-foto-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinal: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016, 22:44

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Simona Atanasova

“DËSHMI KURORË”

Në këtë recension analizojmë një material që është ndërtuar mbi një fotografi që është publikuar në rrjetin sociale “Facebook”. Në të shihet Nikollovski në një restoran në Shkup dhe kjo është “dëshmi kurorë” se ai aspak nuk punon në terren, por “zhvillon fushatë nëpër kafene”. Fotografia është marrë nga një profili privat i dikujt në Facebook, ndërsa në tekst nuk është theksuar se a është marrë leje për marrjen e saj.

Në artikull anashkalohen të gjitha konferencat për shtyp dhe vizitat e Nikollovskit nëpër qytetet e tjera të Maqedonisë dhe takimet e tij me bujqit. Për gjithë këtë nuk ka asnjë fjalë të vetme Mirëpo, mjafto një fotografi nga një kafene që ai të konsiderohet si jopunëtor.

Në tekst, poashtu, në mënyrë komentuese thuhet se Nikollovski, edhe pse është zëvendës-ministër plotësuese për bujqësi, gjoja nuk e njeh këtë fushë:

“Nikollovski konsiderohet si dorë e djathtë e Zaevit dhe shef i kabinetit të tij. Nikollovski, i cili momentalisht është zëvendës-ministër për bujqësi, duke iu falënderuar marrëveshjes politike, do të mbahet mend për mosnjohjen klasike të bujqësisë dhe për pikniqet e tij nëpër arat me të mbjella bujqësore”.

Për konstatimin e këtillë nuk janë ofruar argumente, por ai është bërë në mënyrë paushalle. Publikut lexues nuk i është ofruar asnjë shembull në favor të këtyre pohimeve, e as që janë dhënë dëshmi për pohimet e bëra. Ai është lënë që t’i besojë verbërisht asaj që është shkruar.

Me qasjen e këtillë është shkelur preambula dhe disa nene të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilave:

Detyra kryesore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. (Preambula)

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (13)

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (14)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm… (16)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button