Kultivimet e para në Mars: Oriz, patate, grur dhe sojë!

Kultivimi i orizit, sojës, patateve dhe grurit do të ushqejnë kolonizuesit e parë të Marsit. Këto bimë janë zgjedhur për shkak të përbërësve të tyre të lartë të proteinave dhe karboidrateve shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut. Ato duhet të rriten me teknika kultivimi që marrin parasysh kushte mjedisore ekstreme, duke arritur të shfrytëzojnë edhe jashtëqitjen e austronautëve, që do të përpunohet dhe do të krijojë një ekosistem të mbyllur dhe krejtësisht të vetëmjaftueshëm, transmeton bordo.al

Këtë skenar e ka skciuar Stefania De Pascale, profesoreshë në kopshtari në Universitetin Federico II në Napoli, që prej vitesh bashkëpunon me Agjencinë Hapësinore Italiane (ASI) dhe Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) për të përcaktuar se cila do të jetë bujqësia jashtëtokësore e së ardhmes.

“Kultivimi i këtyre bimëve do të ketë një funksion të dyfishtë. Dhënien e ushqimit dhe rigjenerimin e jarin dhe ujit nëpër koloni”, shpjegon De Pascale.

“Falë projektit evropian ‘Melissa’, po punojmë prej vitesh për të seleksionuar bimët më të përshtatshme, për përshtatjen e teknikave të kultivimit dhe zhvillimin e metodave të korrjes dhe konservimit të produkteve”, thekson ajo. Në fakt teknikat e kultivimit do të jenë më të ngjashme me ato në tokë sepse në Mars ka gravitet, ndonëse është sa 40 për qind e asaj tokësore.

Ajo që do të mungojë do të jetë terreni i përshtatshëm për mbjellje. Me shumë mundësi sipërfaqja marsiane që është e pasur me pluhur meteorësh që mund të pasurohet me mbetje organike, pra mbetje ushqimore apo nga vetë kultivimi, por edhe jashtëqitje njerëzore e përpunuar, sikurse kemi parë në filmin “The Martian”.

Por teknika në të cilën studiuesit janë përqëndruar më shumë janë kultivimet idroponike, kultivim i bimëve në një substrat neutral dhe inert (si rërë, kokriza argjile, lesh prej guri etj) duke e pasuruar me elemente ushqyese. Në disa raste, si ai i sojës, këto teknika kanë treguar se mund të sjellin një përmirësim të prdhimit dhe të sasisë në raport me kultivimin në fusha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button