Trillo një deklaratë dhe bën lajm!

[Recension: Sugarevski Zaevit: Na tradhëtuat dhe na latë të pashpresë!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është i njëanshëm dhe i pabazë për shkak se nuk ka asnjë burim dhe asnjë dëshmi që do ta mbështeste atë që është shkruar. Në këtë artikull kemi një deklaratë të pakonfirmuar, e cila ka për qëllim t’i spinojë gjërat dhe t’i bindë lexuesit se në LSDM ka pasur përçarje dhe zënka për shkak të listave për deputetë.

sugareski-do-zaev-ne-izneverivte-i-ne-ostavivte-na-cedilo-kurir-mkLinku deri te artikulli origjinalSugarevski Zaevit: Na tradhëtuat dhe na latë të pashpresë!

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Аna Anastasovska

DEKLARATË E PRETENDUAR

Në fjalinë e parë të këtij teksti i sugjerohet lexuesit se ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Goran Sugarevski, haptazi e ka shprehur pakënaqësinë e tij nga përbërja e listave të deputetëve të opozitës, duke e pasur parasysh se emri i tij nuk u gjend në to.

“Deputeti i deritanishëm i LSDM-së, Goran Sugarevski, nuk e fsheh revoltin e tij pas publikiimit të listave për deputetë të Zoran Zaevit”.

Më poshtë përcillet një deklaratë e pretenduar e Sugarevskit, gjegjësisht çka i ka thënë ai Zaevit, pa e theksuar me këtë rast burimin e informatës së këtillë.

“Kryetar, na tradhëtuat. I latë në baltë ata që në vitin 2014 i bindnin të tjerët ta vazhdojnë betejën dhe të mos kthehen në Kuvend sikurse Gërçeva, Topuzovska dhe Buralieva. Edhe vetë e dini se unë, Marijanço Nikollov dhe Lidija Dimova me ditë të tëra i lusnim dy kolegë që të mos kthehen në Kuvend. E tani ata kolegë përsëri janë në list, e ne jemi jashtë saj. Turp! – i ka thënë Sugarevski Zaevit”.

A ka qenë kjo kështu apo jo, mbetet e panjohur.

Nuk është kërkuar qëndrim as nga Sugarevski, edhe pse ai tha në mënyrë të qartë se koncepti i listave është i mirë. Një deklaratë e tij ishte transmetuar edhe në medie të tjera, ku në pyetjen se pse nuk gjendet në listat për deputetë, ai u ka thënë gazetarëve për këtë ta pyesin udhëheqësinë e partisë. Mirëpo, kjo deklaratë e tij, rastësisht ose me qëllim, mungon në këtë artikull.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button