Maqedoni, shëndetësia e dështuar publike në dobi të shëndetësisë private

Tërë muajin kisha ënjtje të këmbëve, duarve, fytyrës, por për mjekët e spitaleve kjo nuk ishte alarmante dhe më dërgonin nga njëri te tjetri, që në fund të mbaroj në klinikën për kardiologji pa vetëdije, nga ku më kthyen në shtëpi të palëvizshme, vetëm pas një dite, rrëfen një shkupjane 54 vjeçare.

Të gjithë projektet e pushtetit aktual i kushtuan qytetarëve shumë të holla, kurse pjesa më e madhe e të hollave mbaruan nëpër xhepa privatë. Edhe më e tmerrshme është fakti, se po vdesin pacientë duke pritur barnat, operacionin, inçizimin ose ndonjë shërbim tjetër.

Ky është vetëm një shembull, i cili tregon për mosfunksionimin e sistemit tonë shëndetësor, në të cilin pacientët moti kanë ndaluar të jenë njerëz të gjallë por vetëm numra, sistem ku mjeku më shumë kohë komunikon me kompjutorin sesa me pacientin, sistem në të cilin mjekët e aftë nuk janë të disponueshëm me librezë shëndetësore, por me shumë të holla në spitalet private, sistem në të cilin pajisjet e shtrenjta mjekësore qëndrojnë të paketuara sepse nuk ka ku të vendoset ose sepse nuk ka kush të manipulojë me të, sistem në të cilin mund të shpëtoni kokën vetëm nëse keni lidhje shumë të forta, të afërta me ministrin Nikolla Todorov ose ndonjë funksionari tjetër të partisë në pushtet.

Kërkojmë shëndetësi e cila nuk do ti trajtojë pacientët si numra

– Kur ditët e para vërejta se e tëra jam fryrë, fillova të shkoj nëpër mjekë. Te mjeku amë më dhanë udhëzim për te internisti, por data ishte thuajse pas një muaji. Shkova te internisti, kurse ai më dërgoi në Transfuziologji. Atje më thanë se nuk jam për tek to, të shkoj te njësia për reumatologji. Por, ditën e ardhshme u zgjova në Kardiologji dhe nuk mbaj mend si kam arritur deri atje. Por nuk më mbajtën shumë, me arsyetim se nuk kam qenë për atje dhe me ndihmën e shpejtë më kthyen në shtëpi. Në shtëpi rrija shtrirë e palëvizshme. Më dhanë disa barna. Në Kardiologji nuk paska pasur vend për të më mbajtur. Pas një jave në krevat, fillova ngadalë të ngritem dhe përsëri shkova deri në Kardiologji. Edhe gjatë këtij kontrolli më thanë se problemi nuk është i lidhur me zemrën dhe tash përsëri bredhem nëpër institucione. Vetëm tash, për dallim nga hera e parë, më japin udhëzim prioritar. Unë mendoja se, si paciente, duhet të bëjë siç më thojnë, dhe ja çka më gjeti! Me terminin tim mbeta pa mjek kur më së shumti më duhej – rrëfen bashkëbiseduesja ynë.

Që të jetë fatkeqësia e saj më e madhe, ajo jeton me nënën e cila është e palëvizshme.

– Në vend që të më mbajnë në spital dhe të kërkojnë zgjidhje, më hudhën në shtëpi. Dhe tash, unë përsëri duhet që vetë të shkoj në mjek që të gjej se çka është problemi. Dhe të shpresoj se do të kem sukses para se të më përkeqësohet gjendja shëndetësore – thotë gruaja 54 vjeçare.

Dëshirojmë shëndetësi që shëron, e jo termini im që pengon!

Në korrik të këtij viti mbushen plotë tre vite nga se u inkorporua sistemi i evidencave elektronike në shëndetësi „Termini im“, por kompetentët nuk arritën që nga ajo të bëjnë vegël me të cilën pacientët më lehtë të lëvizin nëpër sistem, por, përkundrazi, bënë edhe një barrikadë të madhe për pacientët. parashtrohet pyetja, a ishte ky qëllimi, që pacientët të dorëzohen nga përpjekja që ti marrin shërbimet në shëndetësinë publike sepse ato bëhen vështirë të disponueshme, dhe zgjidhjen ta kërkojnë te spitalet private.

Se kjo tezë është shumë serioze, flet edhe fakti që për 10 vitet e fundit shëndetësia private po përjeton bum të vërtetë. U hapën poliklinika dhe spitale private që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore, nga ato më të thjeshtat, deri te ato më të ndërlikuarat.

Ministri Todorov dëshiron të tregojë se po ndërtohen dhe se po rinovohen spitale. Por, projektet e mëdha si ai për qendër klinike të re Nëna Terezë ose për PET qendrën, edhe më tej janë vetëm vrima.

Përvoja tregon se edhe ajo që është realizuar, nuk zgjatë gjatë kohë. Në ndërtesën e re të Klinikës për gjinekologji, për shembull, pas çdo shiu rrjedh ujë nga ventilimi, dhe gjithandej nëpër përdhesen e spitalit ku janë ambulancat, vendosen kofa ku pikon ujë. Njëashtu edhe rinovimi nuk është kualitativ dhe afatgjatë. Në Klinikat kirurgjike para dy viteve u rinovuan sallat, kurse muret përsëri u çanë nga lagështia.

Reformat e shtrenjta në asnjë mënyrë të sjellin shërbime kualitative për pacientët

Ky pushtet shumë shpesh dëshiron të lavdërohet se po blen pajisje të reja medicinale. Është e vërtetë se pajisjet po blehen, por sekret i madh është se çka blihet, për sa të holla dhe ku gjenden ato pajisje. Këtë askush nuk e thotë. Përvoja po tregon se aparatet e shtrenjta si tomografia kompjuterike, për shembull, pasiqë të prishen, nuk riparohen. Nuk i blejnë as materialet harxhuese sepse spitalet nuk kanë të holla. Një pjesë e mirë, si për shembull mamografi në Makedonska Kamenica, qëndron si dekor në spitale sepse nuk ka mjekë që do të punojnë me të.

Ku është projekti „100 mjekët më të mirë “ dhe ai për pagesë sipas meritës? Ajo u bë mekanizëm për shpërblimin e mjeklve të dëshirueshëm dhe për dënimin e mjekëve të padëshirueshëm. Çfarë funksioni ka drejtori ekonomik në spital përveç se të bëjë shpenzime prej sëpaku 1.500 euro në muaj për bruto rrogën e tij, kur Ministria e shëndetësisë i centralizoi furnizimet për spitalet? Dhe tash Todorov dhe bashkëpunëtorët e tij vendosin se kush do të fitojë ndonjë tender.

Ka dështuar edhe projekti me kartelën elektronike, e cila duhej të zëvendësonte librezën e shëndetësisë, udhëzimet, reçetat, por asgjë nga ajo nuk u realizua. Për një kohë kartela përdorej si zëvendësim i kartonave të gjelbërt, kurse tash nuk e ka as atë funksion. Nëse e humbni, aspak mos u mundoni të nxirrni tjetër, askush më nuk e kërkon.

Dhe këtu diku janë edhe problemet e vjetra në spitalet – nuk ka reagjense, barna, materiale harxhuese.

Si përfundim, të gjithë projektet e pushtetit aktual i kushtuan qytetarëve shumë të holla, kurse pjesa më e madhe e të hollave mbaruan nëpër xhepa privatë. Edhe më e tmerrshme është fakti, se po vdesin pacientë duke pritur barnat, operacionin, inçizimin ose ndonjë shërbim tjetër.

Më dëshpërues është fakti se nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet dhe gabimet. Edhe përkundër të gjithë projekteve të pasuksesshme dhe të gjithë problemeve në shëndetësi, madje edhe raste të vdekjes që ishin pasojë direkte e dobësive të sistemit, ministri aktual Todorov as nuk mendoi të japë dorëheqje. Në vend që të zëvendësohet, ai madje edhe u avancua në zëvendës kryeministër.

Burimi: Ne vendosim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button