Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli por edhe me reshje të përkohshme të shiut, kryesisht me intensitet të dobët. Më shumë vranësira do të ketë në pjesët perëndimore të vendit ku do të ketë edhe reshje më të shumta të shiut, megjithatë nuk priten sasi të mëdha të shiut. Në malet më të larta në pjesët perëndimore do të ketë reshje më të dobëta të borës. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në tetë, ndërsa e ditës prej 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra të diellit, por edhe me kushte për shi të dobët dhe të përkohshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet në shtatë, ndërsa e ditës do të ngjitet në 14 gradë Celsius.

Reshjet e reja të shiut priten prej të premten pasdite deri të shtunën në orët e mesditës kur përsëri më shumë reshje priten në pjesët perëndimore të vendit ku në malet më të larta përsëri do të ketë reshje të borës.

Të shtunën pritet erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat e ditës do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button