Edmond Ademi ministri i parë shqiptar i MPJ?
Edmond Ademi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për Portalb ka folur për zërat e përhapura në media se ai do të jetë ministër i Punëve të Jashtmë në rast se fiton LSDM në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“Po do të jem anëtarë në Qeverinë e re me LSDM-në”, u përgjigj shkurt Ademi për Portalb, pa mos dhënë shpjegime se me cilën ministri do të udhëheq.
Telegraf- Maqedoni raportoi se Edmond Ademi mund të jetë ministri i parë shqiptarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë./Portalb