Ali Ahmeti: Nuk lëshojmë pe nga ideja e presidentit konsenzual

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se partia e tij nuk do heq dorë nga ideja për presidentin konsenzual.

“Ne kemi hedhur idenë, ideja akoma është në tavolinë dhe nuk do bëjmë asnjë luhatje, lëvizje nga ideja jonë dhe presim që palët të reflektojnë. Vendit i duhet një kandidat që do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim këtë kapitull sa herë që kontestohet presidenti i zgjedhur. Palët që kanë legjitimitet të dy komuniteteve, më konkretisht BDI ka legjitimitetin tek shqiptarët, kurse te pala tjetër VMRO-DPMNE duhet të gjejnë  marrëveshje” tha sot Ahmeti pas takimit me raportuesin e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Richard Howitt.

Ai tha se me Howitt kanë biseduar për çështjet aktuale politike dhe ardhmërinë e Maqedonisë në rrugën drejtë euro-integrimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button