Howitt: Dua të jem i sigurt se takimi me Venizelos do jetë me sukses

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Richard Howitt, mbërriti në Shkup për të siguruar se politikanët në vend do të mirëpresin Ministrin e Jashtëm grek, Evangelis Venizelos, dhe se do të kontribuojnë që takim të jetë i frytshëm.

“Maqedonia duhet të arrijë përparim në dialogun politik me vendet fqinje dhe ata anëtare në BE. Ekziston besim i fuqishëm dhe bindje në Greqi ashtu sikurse edhe këtu, dhe është roli im dhe por edhe i Bashkimit Evropian që të nxisim një atmosferë që do të kontribuojë për arritjen e marrëveshjes… Në periudhën përpara vizitës së Ministrit të jashtëm grek, gjatë tij, por dhe pas dua që çdo kush në këtë shtet të sigurojë se deklaratat dhe veprat e tyre do të kontribuojnë që ky takim të përfundojë me sukses” tha ai pas takimit me Fatmir Besimin.

Howitt , përsëriti nevojën për dyfshimin e përpjekjeve të vendit për të  plotësuar kriteret politike edhe atë sundimin e të drejtës, si dhe sigurimin e shprehjen së lirë.

Howitt nuk fshehu shqetësimin për rangimin e ‘Reporterëve pa kufi’, për sa i përket lirisë së mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button