Qeveria bën regjistër për presione shtesë ndaj gazetarëve

Qendra për zhvillim të mediave vlerëson se Ligji i ri për media veç më i ka treguar anomalitë dhe drejtpërdrejtë ndikojnë dhe kërcënojnë lirin e mediave dhe të drejtat e gazetarëve në Maqedoni.

“Shembulli i fundit është detyrim ligjor për të përcaktuar shoqatat më shumicë gazetarësh që do të jenë të angazhuar si organ që do të përcaktojë anëtarët e Këshillit të Agjencisë për shërbimet audio dhe audiovizuale dhe shërbime mediale.

Kërkesa e dërguar nga ana e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë deri të shoqatat e gazetarëve për të dorëzuar regjistrat e anëtarëve të evidentuar, drejtpërsëdrejti shkel të drejtat e gazetarëve për shprehje të lirë.

Ligji për audio dhe shërbime audiovizuale kufizon zgjedhjen e lirë të gazetarëve që të bëhen anëtarë në më shumë shoqata të gazetarëve. 

Një shqetësim i veçantë është fakti se dorëzimi i regjistrit më të dhëna për anëtarët e shoqatave krijon hapësirë për presione shtesë ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e Qendrës për zhvillim të mediave .

Lajme të ngjashme

Back to top button