“Delete” është susta që u nevojitet në këtë rast

[Recension: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet dhe ta inçizojë veten e tij]

Joserioze! Shumë joserioze! Nga i gjithë emisioni për një temë, edhe pse bajate, megjithatë relativisht atraktive, siç janë mundësitë teknike që janë në dispozicion për përgjim, ta zgjedhni vetëm një pjesë në të cilën protagonistët e emisionit tallen në llogari të disa personave publikë.

Ky veprim nuk e ofron materialin e plotë, kontekstin, nga i cili është nxjerrë “qëllimi”. I veçuar në këtë mënyrë, ai, vetëvetiu, le përshtypje se është i anshëm dhe se ka për qëllim të diskreditojë një ose më tepër njerëz.

11082016-puls24-eftovLinku deri te artikulli origjinal: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet dhe ta inçizojë veten e tij

Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016, 14:23

Data e recensionit: 08.11.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PA DISTANCË PROFESIONALE

Selektimi dhe krijimi i qëllimshëm i përmbajtjeve që janë vënë në funksion të njollosjes së atyre që mendojnë ndryshe, nuk është veprim karakteristik për gazetarinë profesionale. Kështu thotë neni 16 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

E kur tashmë e keni shkelur një parim gazetaresk, zakonisht, kjo shkakton edhe lëshime të tjera.

Për shembull: Qëllimi i veçuar nga tërësia e emisionit nuk është përballur e palën e dytë ose mendimin e dytë. Mirëpo, kur e “përqeshni” në mënyrë të pahijshme dikë, është e pakuptimtë të kërkoni mendim të dytë. Kjo vetëm e vërteton esencën joprofesionale, “të pavlerë” të përmbajtjes mediatike dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 14 të Kodit të gazearëve i cili nga gazetarët kërkon që të raportojnë në mënyrë të paanshme dhe të balancuar dhe të sigurojnë distancë profesionale prej subjekteve politike.

E mu kjo i mungon kësaj përmbajtjeje mediatike.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button