Katër të arrestuarit shqiptarë planifikonin sulm gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Katër personat e arrestuar në Shkodër javën e kaluar, si të dyshuar për terrorizëm, nga informacione sekrete mësohet se po përgatisnin një atentat për kohën kur do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael, ndeshje e cila do të zhvillohet më 12 nëntor, e që ishte planifikuar të luhej në stdiumin “Loro Boriçi”.

Burime të Prokurorisë në Shqipëri i kanë thënë gazetës shqiptare “Panorama” se thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, berber, Bekim Protopapa, mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi sekret izraelit, MOSSAD.

Sipas të dhënave, ky shërbim kishte dhënë informacione për Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me disa përpjekje që këta individë po bënin për të siguruar lëndë plasëse, të cilat më pas do të futeshin në stadiumin e Shkodrës.

Megjithëse hetuesit kanë refuzuar të japin hollësi për ngjarjen, informacione të tjerë tregojë edhe për llojin konkret të lëndës plasëse.

Po kështu burimet e hetimit nuk pranuan ta konfirmojnë zyrtarisht lajmin, por nuk e mohuan atë duke pranuar se dosja ndaj katër të arrestuarve “ka prova të ardhura nga jashtë vendit, por të njohura e të vlerësuara në rrugë procedurale në nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.

Me kërkesë nga kjo e fundit, çështja po mbahet në sekret të plotë, ndërsa edhe Policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar. Ata sipas hetimit kishin lidhje me grupin prej 7 personash të arrestuar në Kosovë të shtunën e javës që shkoi, për të cilët është thënë se “po ndërmerrnin veprime përgatitore për kryerje sulmesh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button