Eliminoni gastritin duke përgatitur këtë pije në kushte shtëpie!

Stomaku është organ që është i prirur për t’u prekur nga infeksione dhe sëmundje të tilla si gastrit i cili përkufizohet si inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike, shkruan shendeti.com.al.

Gastriti shkaktohet nga disa faktorë si:

  • Stresi kronik
  • Të ushqyerit keq
  • Pirja e duhanit
  • Konsumimi i tepërt i alkoolit
  • Përdorimi i tepruar medikamenteve të tjera të ngjashme

Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten.

Një nga mënyrat më efikase në kurimin e gastritit është dhe lëngu i orizit, i cili mund të përgatitet në shtëpi.

Vendosni 2 grushte oriz në një litër ujë. Pas zierjes, kullonii ujin dhe e lini të ftohet. E konsumoni çdo ditë derisa të vini re se gjëndja juaj është përmirësuar. Gjithashtu duhet të keni parasysh se para përdorimit të çdo ilaçi natyror (Përfshirë këtu edhe lëngun e orizit), duhet të konsultoheni si fillim me mjekun tuaj(gastroenterolog), pasi çdo trup reagon ndryshe ndaj produkteve të ndryshme. Nuk duhet të përdorni aspirinë apo ilaçe qetësuese pa pyetur doktorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button