Turqia: Sulltani osman posedon 4.280 patundshmëri në Ballkan
![Harta e Ballkanit](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/06/59B14C10-025A-4D35-A040-77112E236CB3_w640_r1_s.gif?fit=640%2C360&ssl=1)
Në Gadishullin Ballkanik ka 4.280 patundshmëri të cilat i përkasin sulltanit osman Abdulhamidit të Dytë në periudhën mes vitit 1869 dhe 1908, deklaroi Zejnel Turkogllu, drejtues i Kadastrës turke.
Siç njofton agjencia Anadolia, në arkiva ruhen vërtetime për 7.756 patundshmëri nga Anadolia, Lindja e Afërt dhe Ballkani.
“Në arkivat e Drejtorisë ka tre fletore për pronën aktive dhe pasive të sulltanit. Ka të dhëna për kopshte të tyre, ferma, vendbanime… Në Greqi gjenden 2.843 objekte, në Shqipëri 1.424, në Bullgari – tetë edhe në Maqedoni – pesë patundshmëri”, sqaroi Turkogllu.
Pas vdekjes së sulltanit në vitin 1918, objekte të caktuara të patundshmërive i përkisnin arkës shtetërore.