Turqia: Sulltani osman posedon 4.280 patundshmëri në Ballkan

Në Gadishullin Ballkanik ka 4.280 patundshmëri të cilat i përkasin sulltanit osman Abdulhamidit të Dytë në periudhën mes vitit 1869 dhe 1908, deklaroi Zejnel Turkogllu, drejtues i Kadastrës turke.

Siç njofton agjencia Anadolia, në arkiva ruhen vërtetime për 7.756 patundshmëri nga Anadolia, Lindja e Afërt dhe Ballkani.

“Në arkivat e Drejtorisë ka tre fletore për pronën aktive dhe pasive të sulltanit. Ka të dhëna për kopshte të tyre, ferma, vendbanime… Në Greqi gjenden 2.843 objekte, në Shqipëri 1.424, në Bullgari – tetë edhe në Maqedoni – pesë patundshmëri”, sqaroi Turkogllu.

Pas vdekjes së sulltanit në vitin 1918, objekte të caktuara të patundshmërive i përkisnin  arkës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button