Negociatat të fillojnë në mënyrë joformale, pa zgjidhjen e emrit

Deputetë maqedonas të cilët dy ditë po qëndrojnë si mysafirë në fondacionin Konrad Adenauer në Berlin kanë marr porosi të qarta nga Berlini zyrtarë.

E para, Gjermani do të vazhdojë të përkrah Republikën e Maqedonisë që sa më parë të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE. E dyta, është e qartë se euro-skepticizmi, çështja e emigrantëve dhe kriza evropiane nuk janë bashkëpunëtorë në këtë proces të zgjerimit, lajmëron Dojçe Vele.

Duke pasur parasysh se deputetët e Bundestagut gjithmonë e kanë mbështetur Maqedoninë deputeti Peter Vajs thotë se Maqedonisë i duhet përkrahje nga pothuajse të gjithë deputetët në Bashkimin Evropian e jo vetëm të Gjermanisë.

Duhet që përfaqësuesit që janë të angazhuar për rajonin në fillim të bisedojnë joformalisht për iniciativat konkrete, pas çka do të kenë mundësi për këtë të bisedojnë me ministrin dhe përgjegjësit në MPJ-të, tha Vajs.

Lajme të ngjashme

Back to top button