Kacin: Maqedonia tani është në kohën antike dhe shkon drejt kohës së gurit

Në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka përparim në rrugën drejt BE-së, por BeH sërish është më e mirë se Maqedonia, e cila ka ikur nga ky shekull, ka deklaruar eurodeputeti sllovak Jelko Kacin i cili mbrëmë në një televizion në Bosnje ka folur për ngjarjet e fundit në Bosnje dhe rajon.

„Maqedonia ka ikur nga ky shekull, dhe tani është në kohën antike dhe me këmbëngulje shkon drejt kohës së gurit. Zyrtarisht pjesëtarët në BeH duhet të shikohen në pasqyrë në mëngjes dhe të thonë – mjaft ishte, tani do të hapim një kapitull të ri për BeH. Kur kjo të ndodhë nuk shoh ndonjë problem që vendi të ecë para. BeH fillon nga koha e tashme ndërsa Maqedonia nga Koha antike:, deklaroi Kacin.

Në argumentet e gazetares se “Maqedonia i plotëson kushtet për në BE, por nuk mund të anëtarësohet për shkak të bllokadës Greke për emrin”, Kacin me përgjigje:

“Maqedonia nuk mund të shkoj më tutje për shkak të saj. Nëse ajo dëshiron, ato do të gjejnë një kompromis për emrin dhe shumë më herët do të ishin anëtarë të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button