Interesim i madh për ndeshjen Turqi-Kosovë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018 në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim, Federata Turke e Futbollit (TFF), ka konfirmuar se të gjithë biletat për ndeshjen midis Turqisë dhe Kosovës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Antalya” më 12 nëntor të shtunën janë shitur.

“Falënderojmë të gjithë tifozët për interesimin për ndeshjen”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të TFF-së.

Shitja e biletave në biletari kishte filluar sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button