Lojë “forcash” me emrat e shkollave të Çairit

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu dhe zëvendësi i tij Spiro Ristovaksi masin forcat në ministrinë e Arsimit në kurriz të nxënësve shqiptarë të shkollave të Çairit. Pavarësisht se vendimi për ndryshimin emrave të dy shkollave është firmosur nga ministri Pishtar Lutfiu dhe paraardhësi i tij Abdilaqim Ademi, regjistri qendror nuk lejon përdorin e emrave të ri të shkollave “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, raporton Alsat-M.

Zyrtarisht ende mbetet në fuqi vendimi i zëvendës ministrit Ristovski me të cilin parashikohet përdorimi i emrave të vjetër të shkollës “Rajko Zinzhifov“ dhe “ Nikolla Vapcarov”. Në anën tjetër ministri i Arsimit Lutfiu thotë se regjistri qendrorë do të duhet të respektojë vullnetin e këshillit të prindërve dhe të komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button