Studim: Maqedonia më keq në Ballkan për sundimin e së drejtës

Të gjitha vendet e Ballkanit kanë problem me sundimin e ligjit, përfshirë këtu edhe vendet që përparojnë në bisedimet euro-integruese. Megjithatë gjendja më e keqe është në Maqedoni. Maqedonia gjithnjë e më shumë po shënon regres në vlerat evropiane. Ky është përfundimi i arritur nga studimi “Sundimi i së drejtës në Republikën e Maqedonisë” për vitin e kaluar, i cili u prezantua sot nga Instituti për politikë evropiane në Universitetin FON, në Shkup, njofton Portalb.mk.

 “Kjo është një nga tre studimet, në kuadër të projektit të ndjekjes dhe vlerësimit të sundimit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor, në të cilin marrin pjesë tre organizata joqeveritare. Këto jemi ne, si Instituti për Politikë Evropiane në Shkup, Instituti Alternativa nga Podgorica dhe Qendra për Studime të Sigurisë nga Beogradi.”– u shpreh Malinka Ristovska Jordanova.

Sipas Jordanovës, raporti u përpunua me qëllim që të motivohet sektori civil të kontribuojë në kthimin e sundimit të ligjit në RM-së, të krijohet metodologjia për përcjelljen e vlerave evropiane dhe për shkak se është koha e fundit që të vetë-vlerësohemi, para se të na vlerësojë UE me raportin e progresit. Jo rastësisht ky raport do të Malinka Ristovska Jordanovapublikohet para publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

Raporti i Institutit sipas Jordanovës, do të jetë më kritik në krahasim me raportin e Komisionit Evropian. Marrëveshja e Përzhinos do të vlerësohet pozitivisht nga KE-ja, por Instituti sipas saj, vlerësoi se gjatë vitit të kaluar shumë aktivitete u realizuan në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes, siç ishte për shembull falja e presidentit të RM-së. Sipas saj, është vërejtur regres në të gjitha sferat e sundimit të së drejtës, pasi marrëveshja mori shumë më shumë energji sesa reformat në RM-së, respektivisht gjithçka koncentrohej në bisedime e shumë pak në reforma thelbësore.

“Dua të them se jo-rastësisht vijmë këtu në Universitetin FON, në afërsi të këtij objekti ndodhet objekti i rrënuar TNT, i cili është një nga simbolet e mos-sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë” shtoi Jordanova.

Nano Ruzhin
Nano Ruzhin

Rektori i Universitetit FON, Nano Ruzhin tha se raporti i Institutit për politikë Evropiane është një punë e mirë dhe përcjell disa mesazhe, si: atë se mbi ligjin nuk ekziston asnjë fuqi politike dhe se pikërisht sundimi i së drejtës është ajo që siguron të a.q. “Kontrollin dhe balancin” (Checks and balances).

“Marrëveshja e Ohrit, raportet e Pribes, madje Marrëveshjet e Përzhinos në ambicien tonë për integrim në NATO dhe BE janë direkt të lidhura me sundimin e së drejtës dhe atë që ne e quajmë checks and balances” tha Ruzhin.

Sundimi i së drejtës sipas tij është i gërshetuar me: ndarjen e pushtetit, pozitën e garantuar të opozitës, mediat e lira dhe shoqërinë civile.

Rekomandimet që dalin nga raporti i Institutit për Politikë Evropiane vlejnë për qeverinë që do të formohet pas zgjedhjeve të dhjetorit, pasi kusht për sundimin e së drejtës është që përfaqësuesit e qeverisë së tanishme të marrin përgjegjësinë politike dhe të tjera që lidhen me përgjimet e paligjshme të bisedave, të zbuluara me aferën e vitit 2015./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button