Refuzohet ankesa e PSP-së për masa kujdesi për lëndën “Tenderë”

Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë speciale publike për përcaktim të masave të kujdesit kundër dy të dyshuarve në lëndën “Tenderë”.

Nga Gjykata Themelore sot kumtuan se është marrë vendim me të cilën ankesa e PSP-së refuzohet, ndërsa konfirmohet vendimi i gjykatësit në procedurë paraprake.

Me vendimin nga data 28.10.2016 gjyaktësi në procedurë parapake e ka refuzuar propozimin e PSP për përcaktimin e masave për kujdes kundër dy personave të përfshirë me lëndën “Tenderë”.

Rasti “Tenderë”-t, që e ka hapur PSP-ja ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button