Një specie e re njerëzore ende e pazbuluar, që ngjanë me majmunin

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Teksasit, ka dalë se njerëzit nuk janë pasardhës të neandertalit dhe denisovanët, por të një specie tjetër ende të panjohur e cila deri më tani nuk është zbuluar.

“Na ka humbur një popull ose jemi duke keqkuptuar diçka në lidhje me marrëdhëniet”, ka thënë Ryan Bohlender, drejtuesi i këtij hulumtimi

Bohlender dhe ekipi i tij kanë hetuar përqindjet e ADN-së së shuar hominide që njerëzit modern ende e mbajnë edhe sot, dhe thonë se kanë gjetur mospërputhje në analizat e mëparshme që sugjerojnë se lidhja jonë me neandertalët dhe denisovanët, nuk është kjo që e kemi.

Mendohet se mes 50 mijë dhe 70 mijë vjet më parë, paraardhësit tanë të hershëm emigruan nga Afrika dhe ranë në kontakt për herë të parë me speciet e tjera njerëzore që jetonin në tokën e Euroazisë.

Ky kontakt la shenja në speciet tona, shenja këto që gjenden edhe sot, me evropianët dhe aziatikët që bartin variante të veçanta gjenetike të ADN-së së neandertalit në gjenet e tyre, shkruan CNN.

Evropianët nuk kanë shenja të prejardhjes denisovane, dhe njerëzit në Kinë kanë një sasi të vogël 0.1%, thuhet sipas llogaritjeve të Bohlender. Por 2.74% e ADN-së së njerëzve në Guinenë e Re vjen nga neandertalët.

Bohlender vlerëson se sasia e ADN-së së denisovanëve tek melanezianët është rreth 1.11%, jo 3 deri 6 për qind siç kishin vlerësuar studiuesit e tjerë.

Duke hetuar mospërputhjen denisovane, Bohlender dhe kolegët e tij arritën në përfundim se ekziston një grup i tretë hominid nga i cili mund ta kenë prejardhjen melanezianët.

“Historia njerëzore është shumë më e komplikuar sesa e kemi menduar se ishte”, tha Bohlender.

Sipas këtij, studimi del se australianët indigjen janë civilizimi më i vjetër në Tokë, që datojnë prej më shumë se 50 mijë vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button