Zgjidhen kandidatët për deputetët e PLD-së

Partia Liberal Demokratike (PLD) të dielën, në seancën e Bordit Qendror, në atmosferë demokratike dhe votim të fshehtë, i ka zgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjen e parakohshme parlamentare të cilët duhet të mbahen më 11 dhjetor, njofton Portalb.

Në njësinë zgjedhore numër 1,  në vendin e 12 të listave koalicionuese opozitare partia e ka propozuar Nikica Korubin. Në njësinë zgjedhore numër 2, në vendin e 17 është zgjedhur Stefan Minoski.

Kryetarja e Forumit të Gruas të PLD-së është e gjashta me radhë në njësinë zgjedhore numër 3. Në njësinë zgjedhore numër 4 në vendin e 20 është zgjedhur Jasmina P. Milenkoviq, ndërkaq në njësinë zgjedhore numër 5 i katërti me radhë është kryetari i PLD-së, Goran Milevski.

PLD në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të merr pjesë si pjesë nga koalicioni opozitar, e udhëhequr nga LSDM-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button